Home Sport Ronaldon e pret burgu ka fshehur 150 milion euro iu shmangur taksave

Ronaldon e pret burgu ka fshehur 150 milion euro iu shmangur taksave

135
0
SHARE

Portugezi ka kryer evazion fiskal, duke iu shmangur taksave, gjë që i ka shkaktuar shtetit spanjoll një dëm prej 15 mln eurosh. Prokuroria spanjolle e çon për gjykim penal.

Spanja po shndërrohet në një makth për lojtarët më të mirë në botë. Shkak janë ligjet financiare “të rënda”, ku taksat shuhen si problem real. Për të evituar pagesat e mëdha si tatim mbi fitimin, lojtarët që përfitojnë shuma të mëdha parash gjejnë mënyra ilegale për t’u fshehur, duke shkaktuar kështu evazion fiskal. Nga hetimi Lionel Mesi u gjet fajtor dhe pavarësisht se u dënua me gjobë, fakti që u gjet fajtor tregon se ylli botëror i futbollit ishte dëmtuar rëndë në imazh, një dëmtim që e kushtëzon atë edhe për pjesën e mbetur të karrierës.

Në fillim portugezi Kristiano Ronaldo nuk shihej si shkelës i ligjit, të paktën jo në këtë formë, por dje mediat spanjolle thanë se Ronaldo rrezikon burgun dhe për të ka dy akuza. Ajo më e rënda është për përdhunimin e një minoreneje në SHBA, kurse akuza e dytë e fortë lidhet me evazionin fiskal të shkaktuar në shtetin spanjoll, si pasojë e fshehjes së të ardhurave. Këto skandale mund të tronditin nga themelet karrierën e yllit portugez të Realit të Madridit, i cili shumë shpejt pritet të vihet në karrigen e drejtësisë, sepse prokuroria në Spanjë ka ngritur një dosje të rëndë abuzimi nga ana e tij dhe e ka gjetur fajtor për fshehje të të ardhurave dhe mungesë e derdhjes së taksave në arkën e shtetit (evazion fiskal).

Sikurse raportojnë mediat spanjolle, pas Lionel Mesit edhe Kristiano Ronaldo duhet të bëjë llogaritë, sepse akuzohet rëndë nga organet tatimore në Spanjë. Prokuroria e Madridit ka akuzuar portugezin se ka krijuar një shoqëri “Ad Hoc”, me qëllim shmangien e taksave duke shkaktuar një dëm financiar gati 15 milionë euro nga të ardhurat e të drejtës së imazhit për periudhën 2011-2014. Sipas hetimeve, Ronaldo i ka shmangur me vetëdije të plotë detyrimet tatimore. Në fushën e blertë gjithçka shkon në perfeksion për 32-vjeçarin, që arriti një triumf të dyfishtë në La Liga dhe Champions, nuk mund të thuhet e njëjta më atë që po i ndodh me organet tatimore apo me akuzat e Football Leaks, që ka zbuluar se katër herë fituesi i Topit të Artë depozituar në shoqëritë “Off-Shore” në Ishujt Virgine rreth 150 milionë euro të përfituara nga të drejtat e imazhit.

Në muajin prill të këtij viti Ronaldo është përballë me një tjetër akuzë të rëndë, atë të përdhunimit, që lidhet me një ngjarje që ka ndodhur më 13 qershor të 2009-ën në Las Vegas. Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se CR7 ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, emri i së cilës nuk është bërë publike, pa dëshirën e saj. Madje futbollisti i Realit raportohet se e ka blerë me para heshtjen e saj, në mënyrë që çështja të mbyllej nga gjykata.

Gjithsesi, përfaqësuesit ligjorë të futbollistit kanë mohuar që diçka e tillë të ketë ndodhur. Hetimet po vazhdojnë dhe priten surpriza në ditët dhe muajt e ardhshëm. Ronaldo futet kështu në “vallen” e drejtësisë në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here