Home Lajme Qeveria miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror mes Maqedonisë...

Qeveria miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

163
0
SHARE

Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror midis Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë. Lidhur me këtë, Qeveria e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim midis dy vendeve. “Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë midis dy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria e re në Maqedoni ka filluar që të ketë qasje të ndryshme me Bullgarinë, ndërsa më 1 gusht pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, që nga VMRO-DPMNE-ja cilësohet si shkelëse e interesave kombëtare dhe shtetërore./shenja/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here