Home Sport Mediat kryqëzojnë Higuain, ngriti gishtin për tifozët e Barçës (FOTO)

Mediat kryqëzojnë Higuain, ngriti gishtin për tifozët e Barçës (FOTO)

139
0
SHARE

Përplasja midis Barcelonës dhe Juventusit nuk kaloi pa incidente. Natyrisht, juventinët ishin të stresuar, sepse pësuan një disfatë të thellë 3-0, ku shkëlqeu Leo mesi me dy golat e tij dhe një tjetër gol i gatuar nga mesi por që u finalizua nga Rakitiç. Në këtë mbrëmje Juventusi ishte hije e vetvete. Pothuajse nuk bëri asgjë dhe zhgënjeu totalisht., por mediat dje nuk u morën më me Juven se sa me Higuainin, me gjestin e tij që irritoi tifozët e Barçës, sepse u tregoi gishtin e mesit.

Nga ana tjetër, performanca e argjentinasit të Juves lë shumë për të dëshiruar. Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë: Gonzalo Higuain është prej vitesh në shënjestër për shkak se nuk paraqitet mirë në ndeshjet e mëdha dhe për dreq, edhe mbrëmë ndaj Barcelonës dështoi, duke qenë ndër më të dobëtit në fushë për Juventusin, që e bleu 90 milionë vitin e shkuar. Sikur të mos mjaftonte paraqitja e dobët, argjentinasi u ndërrua në fund dhe u tregoi gishtin e mesit tifozëve që e fishkëllenin, si një ish-madrilen që në Barcelonë nuk ka miq.

Ditën e sotme gazetat italiane janë ndalur gjatë edhe te paraqitja e Higuainit dhe nuk i kanë kursyer kritikat dhe vlerësimin e ulët. “Po të ishte sulmues niveli, do të qëndronte te Reali”, shkruan Republica, “Nuk lufton dhe nuk shënon”, shkruan “La Stampa”, “Totalisht i izoluar, nuk ka lidhje me pjesën tjetër të skuadrës. Tre gola në 20 ndeshje ndaj Barcelonës: makth”, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Vlerësimi? Nota 4 mbizotëron kudo./SotNews/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here