Home Lajme Wollack: Ndjehet atmosferë e re politike në Maqedoni

Wollack: Ndjehet atmosferë e re politike në Maqedoni

153
0
SHARE
  1. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me Ken Wollack, kryetarin e Institutit demokratik kombëtar të SHBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
  2. Siç informojnë nga kabineti i tij, kryeministri Zaev ka shprehur falënderim për mbështetjen që IDK-ja e jep gjatë gjithë këtyre viteve, veçanërisht në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të punës së Kuvendit të Maqedonisë dhe në pjesën e zhvillimit të shoqërisë civile.
  3. Kryetari i IDK-së, Wollack, i cili në takim ishte i shoqëruar nga drejtori rajonal i kësaj organizate, Robert Benjamin dhe nga Chris Henshaw nga IDK-Maqedoni, shprehu urime për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e Zaevit për kryeministër dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet IDK-së dhe partnerëve të tyre në Qeveri, Kuvend dhe në sektorin civil do të vazhdojë edhe më tej.
  4. “IDK është shumë vite në Republikën e Maqedonisë, por përshtypja jonë është se tani ndihet oksigjeni i ri politik në vend”, tha Wollack.
  5. Kryeministri Zaev theksoi se këto janë rezultate edhe të insistimit të Qeverisë së re për përfshirje më të madhe në proceset politike, në të cilat përveç pjesëmarrjes së organizatave civile, veçanërisht e rëndësishme është puna funksionale e Kuvendit dhe përfshirja e opozitës në kërkim të zgjidhjes për çështjet me interes për qytetarët e vendit./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here