Home Shëndeti Efektet e radioaktivitetit: Ja cili celular është më i dëmshëm për shëndetin...

Efektet e radioaktivitetit: Ja cili celular është më i dëmshëm për shëndetin tonë

192
0
SHARE

Zyre Federale Gjermane për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti ka kryer një studim dhe përpiluar një bazë të dhënash me telefonat që emetojnë më shumë radioaktivitet, shkruan pcworld.

Sipas tyre, telefoni me radioaktivitetin më të lartë është Xiaomi Mi A1. Në fakt lista e telefonave më radioaktivë dominohet nga markat Kineze si Xiaomi, OnePlus, Huaëei dhe ZTE.

10 nga 16 telefonat me radioaktivitetin më të lartë vinë prej këtyre prodhuesve. Gjithashtu në këtë listë janë edhe telefonat shumë popullorë të Apple si iPhone 7, 8 dhe 7 Plus.

Edhe pse ende nuk ka një standard i cili përcakton nivelin e sigurisë sa i takon radioaktivitetit që emetojnë telefonat, një kompani gjermane certifikimi quajtur “Blue Angel” i vlerëson të sigurt ato telefona me absorbim prej 0.60 vat për kilogram.

Të gjithë telefonat në këtë listë kanë të paktën dyfishin e kësaj vlere./CNA/lajmin.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here