Home Sport Champions League, në Bernabeu përcaktohet finalisti i parë

Champions League, në Bernabeu përcaktohet finalisti i parë

74
0
SHARE

01/05/2018

Sot luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayern Munich, nga ku do të përcaktohet edhe finalisti i parë për finalen e madhe. Ndërkohë që nga gjysmëfinalja e dytë e ditës së mërkurë mes Romës dhe Liverpulit do të përcaktohet edhe skuadra tjetër.

Sot në mbrëmje do të përcaktohet skuadra e parë finaliste e Champions League. Në Santiago Bernabeu do të vihen përballë Real Madrid dhe Bayern Munich me skuadrën e Zidan që vjen pas fitores 2-1 në Mynih në ndeshjen e luajtur në Gjermani.

Në pamje të parë duket se Reali është me një këmbë në finale, por nga ajo që kemi parë në ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni asgjë nuk është e sigurt.

Zidane nuk do të ketë Carvajal edhe Iskon në mesfushë, të dy të dëmtuar në ndeshjen e parë në Mynih. Por pavarësisht mungesave trajneri i madrilenëve Zinedin Zidan i kërkon ekipit të tij të jetë agresiv dhe të mos bëjë llogari.

“Duhet të zbresim në fushën e lojës për të fituar ndeshjes. Nuk duhet të bëjmë llogari apo spekulime. Duhet të shënojmë menjëherë sepse Bayerni nuk do të ketë komplekse.” Mungesa të rëndësishme do të ketë edhe për skuadrën e Jup Heynckes, pasi nuk kanë mundur të rikuperohen, qendrëmbrojtësi Boateng dhe holandezi Roben.

Megjithatë trajneri i bavarezëve thumbon në distancë kundërshtarët e tij duke u përpjekur t’i kompleksojë.

“Juventusi tregoi se Real Madrid është i brishtë në shtëpinë e tij. Skuadra ime di si të shfaqet në lartësinë e duhur”, tha ai.

Sfida e mbrëmjes së sotme mes Realit dhe Bayern Munich do të jetë e 26 mes tyre në kompeticionet evropiane me spanjollët që kanë 12 fitore kundrejt 11 të bavarezëve, ndërkohë që 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Gjithsesi Real Madrid ka shënuar ne 41 ndeshjet e fundit të Champions League në Bernabeu, herën e fundit që kjo nuk ka ndodhur ka qenë në vitin 2011 kundër rivalëve të Barcelonës ndaj të cilës humbën 2-0.

Në krahun tjetër Bayern Munich në 13 ndeshjet e fundit të Champions League e kanë pasur të pamundur që të mbajnë portën e paprekur./top-channel.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here