Home Maqedoni “Emri ri i Maqedonisë nuk e lidh as edhe një fije peri...

“Emri ri i Maqedonisë nuk e lidh as edhe një fije peri me shqiptarët”

82
0
SHARE

20/05/2018

Njohës i çështjeve politike, Arsim Sinani ka folur rreth propozimit për emrin e ri të Maqedonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka shkruar se emri Republika e Ilindenit, është një propozim i guximshëm nga pala sllavomaqedone, por këtë emër sepse thjeshtë shqiptarët nuk i lidh as edhe një fije peri: as me identitetin, as me etnicitetin, as me kulturën e me asgjë ky emër.

Postimi i plotë:

Prita me vëmendje pozicionimin karshi emrit Republika e Ilindenit, një propozim i guximshëm nga pala sllavomaqedone. Por, më duhet t’a refuzoj këtë emër sepse thjeshtë shqiptarët nuk i lidh as edhe një fije peri: as me identitetin, as me etnicitetin, as me kulturën e me asgjë ky emër. Formulime të emrit kësisoj pa konsultim me shqiptarët tregon kontinuitet të mendësisë sllave të veprimit. Emri i FYROM-it lipset të jetë i atillë që i nënkupton shqiptarët si pjesë e emrit që na identifikon e jo emër që kënaq sedrat e huaja. Diplomacia dhe zgjidhja nënkupton urtë e me koncenzus të zgjidh çështjen e emrit si veprim europian. Zgjidhja nënkupton mbyllje të problemit e jo hapje të problemeve./tvkoha.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here