Home Maqedoni Sinani:”E papranueshme është loja që ne të quhemi qytetar me etni kombëtare-...

Sinani:”E papranueshme është loja që ne të quhemi qytetar me etni kombëtare- maqedonas të Maqedonisë së Veriut…”

39
0
SHARE
Intervistë me profesorin universitar Dr.Arsim Sinanin.Bisedoi Selim Ibraimi nga Platforma Analitike (ISSDMaqedonia-@ISSDMacedonia)

###

-Ka një tendencë për ta heshtur opinionin publik dhe kjo shihet si një kontroll i fortë  që ushtrohet mbi mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni, njëjtë si në qeverisjen e Gruevskit.

-Identiteti ynë është identitet shqiptar këtë duhet ta dijnë të gjithë, këtu nuk ka asnjë lëshim, as sot, as nesër, as pasnesër. Por qarqet e huaja punojnë mjaft edhe me ndërkombëtarët duke i gënjyer e duke i kontrolluar qeveritarët shqiptar që nuk guxojnë as gojën ta hapin dhe dihet se pse. Por identiteti shqiptar është i fortë s’ka kush e zhbënë atë.

-Ushtria e Kosovës është garancë që ti dobësohet shpina Rusisë dhe kjo tregon se shqiptarët kanë shumë punë në të ardhmen.

###

 

ISSD: z.Sinani si e shihni gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni pas Marrëveshjes së Prespës dhe debatin parlamentar mbi ndryshimet kushtetuese?

Sinani:Shpërbërja politike e shqiptarëve në Maqedoni është në fokusin e establishmetit politik maqedonas. Në vend që shqiptarët të jenë themeltar të vendit ata, u përdorën nga kryeministri aktual Zoran Zaev për të jetësuar agjendat qeveitare. Doktrina maqedone këtë e ka bërë që nga themelimi i vetë në të gjitha proceset pasiqë nebulozat e tyre e kanë frikë doktrinën shqiptare e cila në esencë është mentalitet europian e perëdimor.

Loja e kësaj doktrine dëshiron që shqiptarët t’i përdor ashtu siç po i përdor brenda partisë së vetë LSDM-ja si një lloj mburoje për të realizuar nëpërmjet tyre interesat e popullit të vetë. Të njejtën po e përdor me partinë shqiptare në pushtet BDI e satelitëve të vegjël të cilën i devalvoi deri në masën sa me votat e veta LSDM i legjitimoi kryetarët e komunave shqiptare për mos të pasur zhvillim shqiptarët e duke zgjedhur njerëz që shqiptarët nuk i donin. Në vijim do shohim parti lëvizje, këshilla e bishta të reja të cilat janë të sponzorizuara djallërisht nga LSDM-ja për të frenuar shqiptarët që të jenë themeltar të Maqedonisë. Shikoni se çfarë strukture ka qeveria dhe do e kuptoni se pse gjendja e shqiptarëve sa vjen e keqësohet.

E pakuptueshme është që shqiptarët  të cilët e rrënuan doktrinën e Gruevskit sot janë opozitë ndërsa ata që i shërbyen me devotshmëri, janë pjesë e Qeverisë “reformatore” të Zaevit. Me një fjali me ndryshimet kushtetuese shqiptarët nuk do të fitojnë asgjë e them me përgjegjësi derisa në kushtetutë nuk janë themeltar shqiptarët, gjërat do të mbeten kështu dhe çështja shqiptare mbetet e hapur në Maqedoni.

ISSD: z.Sinani a konsideroni se partia shqiptare në pushtet me të gjitha kapacitetet e saj ka pasur impakt në procesin e Marrëveshjes së Prespës ?

Sinani:Mbyll një problem e le të hapur edhe një problem tjetër, kjo është ajo çka ndodhi. Aktori kryesor zyrtari maqedonas, Bujar Osmani bëri gjumë gjatë gjithë procesit negociator dhe arsyet e kësaj i di vetë ai dhe duhet të jep llogari para partisë së tij, e para shqiptarëve. Vetë hapja e hetimeve ndaj tij flet se kush ishte përfaqësuesi i shqiptarëve në këto negociata ndërsa rezultatin e dijmë të gjithë. Na e futën një peshk të madh krapin nga Liqeni i Prespës ta hamë të gjallë.Lëvizjet e LSDM-së i kuptoj qartë, poashtu edhe të aksit Beograd-Moskë-Athinë se janë në gjendje ta mbajnë gjallë aksin e vjetër duke e dëmtuar aksiv shqiptar dhe idenë përëndimore të shqiptarëve. Por kjo paketohet bukur duke na e vendosur neve para BE-së dhe NATO-s që në esencë është pika më e dobët e indit kombëtar shqiptar pasi para asaj ideje ne jemi në gjendje të tërhiqemi.

ISSD: z.Sinani sipas jush çfarë duhet të ndryshohet për sa i përket shtetësisë që buron nga Marrëveshja e Prespës dhe që e prek sipas jush identitetin shqiptar?

Sinani:Ideja që shqiptarët të mbeten në pozitat që i kanë është një truk i partive maqedone e shqiptare që janë pjesë e qeverisë. Kapja e figurave kryesore shqiptare është pengesa kryesore pasiqë ata, nuk munden ta hapin gojën sepse do pasonin reperkusione. Për më shumë, derisa flasim si mund të shpjegohet kur duke e ndërtuar identitetin e vetë pala maqedone shkel mbi identitetin shqiptar.E papranueshme është loja që ne të quhemi qytetar me etni kombëtare maqedonas të Maqedonisë së Veriut.Identiteti ynë është identitet shqiptar këtë duhet ta dijnë të gjithë, këtu nuk ka asnjë lëshim, as sot, as nesër, as pasnesër. Por qarqet e huaja punojnë mjaft edhe me ndërkombëtarët duke i gënjyer e duke i kontrolluar qeveritarët shqiptar që nuk guxojnë as gojën ta hapin dhe dihet se pse. Por identiteti shqiptar është i fortë s’ka kush e zhbënë atë.

ISSD: z.Sinani si e vlerësoni pozicionin amerikan për sa i përket statusit juridik të shqiptarëve dhe shqetësimeve që janë ngritur nga Diaspora shqiptare, qarqe intelektuale dhe opinioni publik shqiptarë në Maqedoni?

Sinani:Amerikanët e dinë pozicionin real të shqiptarëve, e dinë poashtu mirë se vija e fundit në Ballkanin Perëndimor mes ShBA-së dhe Rusisë rojtar të vlerave perëndimore jemi ne- shqiptarët.Poashtu edhe te balanset gjeostrategjike ne jemi garantorët e devijimeve që i bëjnë kombet tjera në mënyrë tinzare.

Ka një tendencë për ta heshtur opionion publik dhe kjo shihet si një kontroll i fortë që ushtrohet mbi mediat në gjuhën shqipe, njejtë si në qeverisjen e Gruevskit. Por nuk mund të kontrollohet gjithçka dhe është e qartë se shqiptarët nëpërmjet diasporës shqiptare në Evropë e posaçërisht në Danimarkë që është shumë vitale, e konsolidimit të një gjenerate të re të Diasporës shqiptare në ShBA e cila po strukturohet mirë, do fitojnë terren, njerëzit,  patriotët që ia duan të mirën shqiptarëve dhe do të lëvizet nga pika e vdekjes politike në të cilën gjendemi.

U pa me lëvizjet që u bënë kohët e fundit, shqiptarëve shpëtimi u vjen nga diaspora jonë në ShBA.Shihet se diplomacinë po e bëjnë shqiptarët nga ShBA edhe çdo lëvizje që është e mirë është një lajm i mirë për ne.Duhet thënë se amerikanët janë popull praktik dhe e kuptojnë hallin tonë me kombet tjera dhe është mirë t’i dëgjojnë edhe shqiptarët pasiqë ne jemi garantues të ardhmërisë perëndimore. Ne jemi vëllezër me amerikanët kështu do mbetet përjetë kështu i shoh relacionet mes nesh.

ISSD: z.Sinani Kosova dalëngadalë duket se do ta ketë ushtrinë e vet, por ndërkohë në qarqe flitet se do ketë bisedime shqiptaro-serbe mbi normalizimin e marrëdhënieve. Si e vlerësoni pozicionin e Kosovës në bisedimet eventuale?

Sinani:Koha ishte që të ndodhë një gjë e tillë pasi kështu vendosen përfundimisht vijat ndarëse mes lindjes e perëndimit dhe shqiptarët e kanë treguar se janë investimi real në detin Adriatik dhe Detin JonUshtria e Kosovës është garancë që ti dobësohet shpina Rusisë dhe kjo tregon se shqiptarët kanë shumë punë në të ardhmen dhe mbeten pengesa e vetme e mendësisë antiperendimore. Shqiptarët e Kosovës kanë shumë punë për të bërë mëtutje.Perëndimi them se duhet ta kuptojë se Serbia në bisedimet me Kosovën është në pozicionin e humbësit dhe si e tillë duhet të trajtohet nga ShBA dhe Europa.

Kosova u bë shtet me këtë mbështetje ne këtë e kuptojmë mirë dhe do e ruajmë pozicionin tonë me Perëndimin, është garancë për ardhmërinë tonë e rajonin.

###

Arsim Sinani:”E pakuptueshme është që shqiptarët  të cilët e rrënuan doktrinën e Gruevskit sot janë opozitë ndërsa ata që i shërbyen me devotshmëri, janë pjesë e Qeverisë “reformatore” të Zaevit. Me një fjali me ndryshimet kushtetuese, shqiptarët nuk do të fitojnë asgjë e them me përgjegjësi derisa në kushtetutë nuk janë themeltar,gjërat do të mbeten kështu dhe çështja shqiptare mbetet e hapur në Maqedoni”.

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here