Home Lajme Danielson: Pas Marrëveshjes së Prespës, fokusi të vihet në reformat, e jo...

Danielson: Pas Marrëveshjes së Prespës, fokusi të vihet në reformat, e jo për zgjedhje të parakohshme

15
0
SHARE

Momenti pozitiv që është krijuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës duhet të mbahet dhe të ruhet. Fokusi duhet të drejtohet në reformat në vigjilje të qershorit  kur Këshilli i BE-së do të vendosë për hapjen e negociatave inkuadruese. Zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe energjinë e nevojshme, porositi Kristian Danielson, drejtor i Drejtorisë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, në konferencën e sotme për shtyp në Info Qendrën e BE-së.

Ai theksoi se në KE janë të mahnitur nga arritja e Marrëveshjes historike për çka merita kanë liderët dhe parlamentet e të dy vendeve dhe se kjo tregon se pengesat nga e kaluara mund të tejkalohen nëse ekziston vullnet politik, po edhe se është shembull i pajtimit dhe jep shpresë për gjithë rajonin. Shtoi se çështja për emrin ishte theksuar edhe në përfundimet e Këshillit Evropian vitin e kaluar i cili e vendosi rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Fokusi duhet të jetë në dërgimin e rezultateve. Atje duhet të drejtohen përpjekjet. Besojmë se zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe nuk do të kemi mundësi ta jepni energjinë e nevojshme me qëllim që të adresohen çështjet e tjera të hapura. Këtu flasim për reformat në gjyqësi, luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformën në shërbimet e sigurisë dhe funksionimin e administratës publike”, theksoi Danielson.

Ai e theksoi rëndësinë që gjykatësit të lihen që të gjykojnë në mënyrë të pavarur sipas ligjeve dhe dëshmive, pa kurrfarë ndikimesh, emërimet në administratën publike të jenë në bazë të meritave, dhe të ketë zero tolerancë për korrupsionin, gjatë kësaj duke theksuar rëndësinë e Komisionit për Antikorrupsion, i cilii është në procesin e krijimit.

“Duke pas parasysh se kjo është dita e fundit për aplikim të kandidatëve për përbërjen e këtij komisioni. Ata të cilët në këtë vend ndjenjë se e kanë kompetencën, diturinë që të kontribuojnë për këtë komision, të aplikojnë që të mundet të përbëhet një listë e mirë e kompetentëve, personalitete  të pavarura dhe të fuqishme të cilët mund ta marrin rolin e rëndësishëm të atij komisioni që të mund t’i japë rezultatet”, apeloi Danielson./MIA/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/danielson-pas-marreveshjes-se-prespes-fokusi-te-vihet-ne-reformat-e-jo-per-zgjedhje-te-parakohshme-621029/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here